Aktualitet

Protesta/ Nga Gjekmarkaj, te Salianji dhe Mziu, ja çfarë thanë deputetët e PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:25 - 30/06/22 |
Opi Nion

Para dyerve të parlamentit deputetët e PD kanë folur për gazetarët për protestën e 7 korrikut të thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha. Ata kanë deklaruar nëse do të marrin pjesë apo jo.

Deputeti Agron Gjekmarkaj pohoi se nëse do të jetë në Shqipëri do të marrë pjesë në protestë.

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha tha se se uron që shqiptarët të protestojnë kundër rritjes së çmimeve ashtu si protestuan pas masakrës së 25 prillit.

“Uroj që shqiptarët të protestojnë si pas masakrës së zgjedhjeve të 25 Prillit në të gjithë qarkun e Kukësit. Ky është një rast që protestohet nga çdo shqiptar jo vetëm nga ata që jetojnë këtu por edhe ata që janë larg dhe që duan që Shqipëria të ndryshojë.
Strukturat e PD janë gjithmonë të bashkuara. Dhe ne e kemi për detyrë të bashkohemi edhe me ata që i bashkohen forcës më të madhe opozitare, Partisë Demokratike. Në këtë kundërt kot hyjmë në këtë parlament”, deklaroi ai.

Deputeti i PD Arbi Agalliu tha se do të refuzojmë korrupsionin dhe çdo akt të ndërmarrë nga kjo qeveri.

“Unë personalisht apo rrjeti i demokratëve të ndershëm do të refuzojmë korrupsionin dhe çdo akt të ndërmarrë nga kjo qeveri”, tha Agalliu.

Deputetja Dhurata Çupi pohoi se do të jetë në protestë.

Po kështu edhe deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka konfirmuar edhe njëherë tjetër se do të jetë pjesë e protestës së datës 7 Korrik.

Gjatë një prononcimi për media nga jashtë parlamentit, Korreshi deklaroi se zgjidhja e vetme është që të gjithë demokratët të protestojnë të bashkuar kundër qeverisë dhe jo të ndahen mes veti.

“Për të marrë pjesë në protestë unë nuk e ndërroj, ju kam thënë që do marrë pjesë. Me strukturat jam përditë. Varet çfarë strukturash se i kemi dyzuar strukturat. I kemi shartu njerëzit në atë farë feje saqë nuk pyesim më “a je kundër kësaj qeverie apo jo”, por pyesim “je me Lulin apo me Saliun”.

Unë mendoj që duhet të jemi të gjithë Partia Demokratike dhe nuk ka më struktura, ka demokratë. Kjo është zgjidhja të shkojmë në protestë kundër qeverisë, jo sepse jemi me njërin apo me tjetrin. Kështu gjykoj unë”, tha Korreshi.

Deputeti tjetër Xhelal Mziu deklaroi se 7 korriku është betejë për gjithë qytetarët shqiptarë, duke pohuar se do të jetë pjesë e protestës.

“Nuk është se kemi dalë në terren, por e rëndësishme është që në 7 korrik është një betejë për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm për demokratët. Nuk besoj se ka një situatë më kritike në familjet shqiptare se sa sot, kemi çmime rekord në botë dhe shumë herë më të larta se vendet e rajonit.
Kemi papunësinë më të madhe dhe korrupsionin më galopant që mund të ketë një shtet dhe pak ditë më parë zumë dhe vendin e 7-të në botë për sa i përket hashashit. Nuk është një protestë e Berishës, është një protestë e demokratëve kundër kësaj qeveria e cila nuk duhet të ishte në pushtet për shkak të vjedhjes së votave më 25 prill. Edhe ata socialist të ndershëm që e kanë votuar janë bërë pishman për shkak të situatës ekonomike”, tha Mziu.

Ndërsa deputeti Ervin Salianji është shprehur se Shqipëria ka 1001 arsye për të protestuar.

“Shqipëria ka 1001 arsye për të protestuar. Është formë reagimi ndaj të gjithë padrejtësia. Për pjesën ç’bën PD, këtu jemi do flasim? Për çfarë të më falin, demokratët nuk janë as kishë dhe as xhami. Nuk kam qëndruar asnjë qëndrim nga çfarë kam thënë. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë ndryshim që nga 6 marsi. Qëndrimeve të mia u qëndroj, por respektoj votën. Mendova rrugën më të mirë, demokratët menduan ndryshe nga unë. Çdo qëndrim vlerësohet me votë, unë jam i privilegjuar që jam më i votuar”-tha Salianji.

Pas