Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

B4Students mbështet Fakultetin e Shkencave të Natyrës 

2022/06/30 at 11:37 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
B4Students mbështet Fakultetin e Shkencave të Natyrës 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë është institucioni i radhës që përfiton mbështetje me investime në infrastrukturë nga programi B4Students, krijuar nga Grupi BALFIN. 4 laboratorët e mësimit C++, Inxhinieria Matematike dhe Informatike, Bioteknologjia Molekulare, Kimia Inorganike, si dhe salla e mbledhjeve, janë pajisur me pajisje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, identifikuar nga drejtuesit si një nga nevojat kryesore të institucionit, për të përmirësuar kapacitetet në funksion të procesit të mësimdhënies, mësimnxënies dhe aftësimit praktik të studentëve, sipas nevojave të tregut të punës. 


Për të përuruar investimin si dhe për të vlerësuar nevojat dhe mundësitë për integrimin sa më të shpejtë të studentëve në shoqëritë e Grupit BALFIN, përfaqësues të programit B4Students ishin ditën e sotme pjesë e një tryeze diskutimi të organizuar në mjediset e fakultetit me praninë e dekanit, Prof. Dr. Spiro Drushku, kolegë të dekanatit, përfaqësues nga zyrat mbështetëse, si dhe anëtarë të Këshillit Studentor. 

Dekani, Prof. Dr. Spiro Drushku, theksoi se “Laboratorët janë hapësira ku studentët tanë krijojnë dhe testojnë njohuritë. Forcimi i kapaciteteve infrastrukturore me pajisje të teknologjisë dhe informacionit kontribuon drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë në procesin e aftësimit praktik.” Ai vlerësoi kontributin e programit B4Students për mbështetjen që ju krijon studentëve, duke filluar me zhvillimin profesional, punësimin dhe integrimin e shpejtë në kompani të konsoliduara, si dhe nxitjen që u jep për zhvillimin dhe implementimin e projekt-ideve sociale si dhe ngritjen e sipërmarrjeve të reja. 

Matilda Shehu, Drejtoreshë e Transformimit në Grupin BALFIN, theksoi gjatë takimit se “Në proceset tona të punës, ku bëjnë pjesë edhe mjaft studentë të Fakultetit tuaj, teknologjia është pjesë thelbësore, përmes së cilës krijojmë, përmirësohemi dhe rritemi. Ne vlerësojmë te studentët tuaj aftësinë për t’u përshtatur dhe dëshirën për të avancuar.” 

Dorjan Beqiri, Kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, gjatë vizitës në një nga laboratorët u shpreh: “Mbështetja e B4Students dhe Grupit BALFIN në modernizimin e disa prej laboratorëve në fakultetin tonë është me shumë vlerë për ne studentët. Është një investim që i shërben studentëve, fakultetit por edhe vetë shoqërisë pasi investimi në universitete ndihmon krijimin e profesionistëve të së ardhmes.”

Mbështetja e edukimit përbën një nga shtyllat kryesore të përgjegjshmërisë sociale të Grupit BALFIN, edhe me vëmendjen e veçantë të Presidentit të tij, Samir Mane. Krahas komponentit të fuqizimit të infrastrukturës në Institucionet e Arsimit të Lartë publik, B4Students vijon të ofrojë mbështetje për studentët pjesëmarrës në program, në themelimin e bizneseve të reja duke ofruar grant deri në €5’000 nëpërmjet Konkursit të Ideve të Biznesit, në zhvillimin e kompetencave profesionale dhe punësimin e tyre nëpërmjet Programit të Praktikës dhe Punësimit dhe Konkursit të Sfidave të Biznesit, si dhe në zbatimin e projekt-ideve sociale nga Klubet e Studentëve duke mundësuar mbështetje financiare deri në €2,000.



Ju sugjerojmë

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
Aktualitet

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

14 Qershor, 2026 10:56 pm
Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Para
“Ekonomia po rritet”/Ibrahimaj:Po të mos kishim bordet, çmimi i naftës më i lartë

"Ekonomia po rritet"/Ibrahimaj:Po të mos kishim bordet, çmimi i naftës më i lartë

Kanabis me postë/U nis nga Anglia,arrestohet 34-vjeçari dhe bashkëpunëtorja e tij

Kanabis me postë/U nis nga Anglia,arrestohet 34-vjeçari dhe bashkëpunëtorja e tij

Balla akuzon Berishën: Vodhi kompleksin në mes të Tiranës, SPAK ka nisur hetimin

Dënimi i genocidit serb në Srebrenicë, Balla depoziton në Kuvend rezolutën
















TE FUNDIT

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
14 Qershor, 2026

Persona me kapuça të zinj dhe syze prishën qetësinë e protestës qytetare në ditën e saj të 15-të. Tensionet nisën...

Lexo më shumë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
14 Qershor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, ka njoftuar se nuk do...

Lexo më shumë

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}