Aktualitet

Protesta në Lushnje, shoqërohen në polici 15 fermerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:42 - 12/11/21 |
Opi Nion

Një protestë është organizuar ditën e sotme nga fermerët e zonës së Myzeqesë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Fermerët kërkojnë nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike, duke filluar nga subvencionimi për njësi prodhimi, lehtësimi e burokracirave, nxitja e eksporteve, si dhe barazimi i shkallës së TVSH-së në shitje me atë në blerje në sektorin e bujqësisë.

Mësohet se 15 prej tyre janë shoqëruar në polici, pasi pati përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Si duket shoqërimi i tyre në polici ka ndodhur pas përplasjeve fizike që pati me policinë, ku këto të fundit nuk lejuan që protestuesit të bllokonin rrugën./Opinion.al

Pas