Aktualitet

Protesta e opozitës, reagon Ambasada Amerikane


               Publikuar në : 15:47 - 24/05/19 |
Al Do

Siç është bërë traditë tashmë, një ditë para protestës së opozitës Ambasada Amerikane ka shpallur një lajmërim për qytetarët e saj.

Në reagimin e saj, ambasada paralajmëron qytetarët të kenë kujdes ditën e nesërme pasi protestat e mëparshme të opozitës kanë qenë të dhunshme. Meqenëse mund të përdoret përsëri ujë dhe gaz lotsjellës ambasada i bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre.

“Një demonstratë pritet të zhvillohet para Kryeminsitrisë. Grupi i demonstruesve mund të protestojnë në disa pika. Nuk dihet orari i përfundimit të demonstratës. Në demonstratat e mëparshme ka pasur dhunë. ‘Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmën”, shkruan Ambasada në faqen e saj zyrtare.

Pas