Politikë

Tërhiqet kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë e Kamzës


               Publikuar në : 16:28 - 24/05/19 |
Opi Nion

Kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë e Kamzës, Ylber Gjeta, është tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gjeta i është drejtuar me një letër KQZ-së, ku shprehet se tërheqja e tij vjen për arsye shëndetësore.

Gjeta bëhet kandidati i katërt pas Salvador Kaçajt në Lezhë, Bledar Sinellës në Kavajë dhe Devi Hebibasit në Skrapar që kërkojnë tërheqjen nga gara.

Ndërkohë, koordinatori i kësaj partie, Astrit Patozi, është shprehur më herët se tërheqja e tyre ka ardhur për shkak se janë kërcënuar nga PD dhe PS./ Opinion.al E. Xh.

Pas