Aktualitet

Protesta e opozitës, kryeministria blindon dyert



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 12/11/22 |
Opi Nion

Pasditen e sotme në orën 16:00 opozita mban protestën kombëtare. Teksa pak ore na ndajnë nga kjo protestë, për të cilën dje Sali Berisha u shpreh se do të përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile, por pa specifikuar detaje, në godinën e Kryeministrisë janë marrë masat paraprake.

Po ashtu edhe Policia e Shtetit është në gatishmëri, ndërsa pas orës 15:00 do të bllokohen edhe disa akse rrugore.

“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova””, njoftoi policia.

Ndërkohë, gjatë kohës që opozita do të protestojë përpara kryeministri, Edi Rama, pritet të mos jetë në Shqipëri. Ai ndodhet në Paris, ndërsa mësohet që do të kthehet në mbrëmje.

Pas