InstaBIZ

Arbana prezantuese e festivalit në RTSH, zbulon skuadrën ku bën pjesë edhe partneri i saj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:02 - 12/11/22 |
el ida

Arabana Osmani do të jetë prezantuesja e Festivalit të Këngës në RTSH, ndërsa në pultin e regjisë do të jetë partneri i saj, Eduart Grishaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja përmes një publikimi në rrjetet sociale, ndërsa zbulon se pjesë e skuadrës do të jenë gjithashtu edhe kompozitori Shpëtim Saraçi, Bojken Lako dhe gazetari Eraldo Rexho.

“Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilet kam fatin të punoj në këtë projekt.

-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjte dhe jo vetëm, një nga njerezit më intuitivë e më me shije në industrinë muzikore.

-Shpetim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikes, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, nje nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur.

-Eraldo Rexho, “tempulli” i “Who’s who” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjeter, me energjine e pashtershme për te punuar pa orar.

Dhe Eduart Grishaj, ai që nxorri lajmin para meje;)

Një falenderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuader, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerezve. Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin. Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor”, shkruan Osmani./Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Pas