Aktualitet

Protesta e fermerëve, Korreshi: Po ikin në Gjermani të lajnë borxhet për sera


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:50 - 25/11/21 |
Opi Nion

I pranishëm në protestën e fermerëve të Lushnjes ka qenë dhe deputeti i PD-së , Saimir Korreshi.

Në një prononcim për mediat, Korreshi ka theksuar se gjendja financiare e fermerëve është e vështirë. Sipas tij, ata po lenë serat dhe po ikin në Gjermani për të larë borxhet që kanë marrë për t’i ndërtuar ato.

“Fermeri do lekë në dorë, do të prekë realisht problemin, fermerët po i shesin produktet e tyre. Të marrim një nga pistat të kontrollohen bursat. Kjo do të rregullonte edhe informalitetin. I njoh të gjithë dhe e di problemin e tyre. Jetojmë me to çdo ditë dhe di hallin e tyre. Po lënë serat po ikin në Gjermani për të larë borxhet që kanë marrë për të ndërtuar serat. Të bëhet një plan se ku janë. Nëse ju ngrini kartonin sot, jeni vërtetë non grata dhe mirë bëjnë. Jemi tek traktorët që nuk po ndizen. Të gjithëve ju kalb shalqiri, nuk ka çuar një grup qeveria që të rimbursojë.’- tha Korreshi.

Pas