Socialistët dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla janë paraqitur sot rreth 2 orë para në Kuvend.
Si duket kjo për shkak të protestës së thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha dhe masave të marra nga Policia e Shtetit për menaxhimin e tubimit.
Sot pritet që Kuvendi i Shqipërisë të votojë për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi të hënën Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për autorizimin për arrestimin apo heqjen e lirisë të kryedemokratit./Opinion.al