Kryesore

Protesta/Berisha thirrje për pjesëmarrje: Nëse ju kënaqin pagat e çmimet, rrini në shtëpi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 11/11/22 |
Opi Nion

Një ditë para proteste, kryetari i PD Sali Berisha u ka bërë një tjetër thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër qeverisë “Rama”.

Në një video të postuar në rrjetetin sociale “Tik-Tok”, Berisha thotë se Shqiptarët duhet të protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe keqqeverisjes socialiste.

Berisha thotë se nëse qytetarët janë të kënaqur me qeverinë “Rama” me çmimet apo me nivelin e pagave mund të qëndrojnë në shtëpi.

 “Të dashur miqtë e mi të Tik Tokut, në prag të protestës madhështore të 12 nëntorit, dëshiroj tju ftoj të reflektoni mbi drejtimin që po ecën Shqipëria. Në rast se ndjeheni të kënaqur, me mundësit ë që Shqipëria ofron më arsimin me rrogat me çmimet, ju nesër mund të qëndroni në shtëpi, por nëse ndiheni të pakënaqur me gjithë këto e të pafuqishëm për të bërë ndryshimin që doni, ju ftoj të bashkoheni me protestën e nesërme të qytetarëve shqiptarë. Prania juaj në protestë nuk është një akt partiak, por një dalje zot për të ardhmen tuaj dhe të vendit që ndodhet në rrezik. mNë vitet 90 unë bashkë me bashkëmoshatarët tuaj kryem detyrat tona ndaj vetes kombit dhe Shqipërisë. Tani është radha juaj ti dilni zot vetes, të ardhmes e shoqërisë”, tha Berisha.

@prof.dr.saliberisha

♬ original sound – Sali Berisha

Pas