Rajoni

Borrell pas takimeve me Kurtin e Vuçiçin: Serbët të kthehen në institucionet e Kosovës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:42 - 11/11/22 |
Opi Nion

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrel, u ka thënë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se është tepër e rëndësishme që palët të shmangin retorikat që ndezin gjakrat dhe veprimet e njëanshme.

Pas takimeve që kreu veçmas me Kurtin e Vuçiçin, zyra e tij e shtypit citon Borrell të ketë thënë: “Me luftën në Ukrainë, Europa nuk mund të ketë një tjetër konflikt në tokën e saj. Është përgjegjësia e palëve që ta shmangin këtë për të mirën e popujve të tyre, që do të humbisnin më shumë se kushdo tjetër nëse sjellja e tanishme nuk ndryshon”.

Borrel gjithashtu citohet të ketë thënë: “Serbët e Kosovës duhet të kthehen menjëherë në institucionet e vendit dhe të rifillojnë detyrat dhe Kosova duhet të ravijëzojë veprimet e saj mbi targat sipas marrëveshjeve të mëparshme dhe të nisë bisedimet për themelimin e Asociacionit / Komunave me shumicë serbe pa vonesë. Këto detyrime, të marra në kuadër të Dialogut, mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme”.

Pas