Kronikë

Prokuroria kërkon 20 vite burg për dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 26/01/22 |
Opi Nion

Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kyebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sanxhaktari akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim” për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan.

Gjithashtu për shtetasin Adriano Hajdari prokuroria ka kërkuar 20 vite burg, i cili akuzohet gjithashtu për veprën penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim”.

Për të dy të lartpërmendurit, Prokuroria ka kërkuar që ata ta vuajnë dënimin e plotë pa përfituar nga lirimi me kusht.

Organi i akuzës ka kërkuar 6 vite e 6 muaj burg për Amadeus Lamçjen,i  akuzuar për “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”. Ndërsa për Mehmet Muçën Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg, i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Katër personat janë të akuzuar për vrasjen e Florian Lamçes më 30 korrik 2020. Ngjarja ndodhi gjatë natës në një bar në Elbasan. Të arrestuarit ishin të pirë kur pas një sherri dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ku për pasojë humbi jetën Florian Lamçe./Opinion.al

Pas