Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurori shqiptaro-amerikan: Jam i turpëruar nga drejtësia në Shqipëri, ka rënë shumë poshtë

2017/09/18 at 12:14 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurori shqiptaro-amerikan: Jam i turpëruar nga drejtësia në Shqipëri, ka rënë shumë poshtë

I ardhur dy vite më parë si ekspert i OPDAT dhe këshilltar pranë njësisë “Task Forcë” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, prokurori shqiptaro-amerikan, Gjon Juncaj, tha se drejtësia shqiptare është lënë të bjerë shumë poshtë.


“Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë njerëz viktima të pafajshme të lënë të pambrojtur nga sistemi i drejtësisë se sa këtu në Shqipëri. Jam veçanërisht i turpëruar sepse nuk ka ndershmëri në sistemin e drejtësisë sepse është lënë të bjerë shumë poshtë”, -tha Juncaj.

I ardhur si ekspert i OPDAT në verën e vitit 2015, Juncaj, një prokuror me mbi 15 vite eksperiencë në SHBA, ka folur troç për situatën ku është drejtësia shqiptare. Jashtë kostumit të prokurorit, por me njohuri të mjaftueshme mbi funksionimin e drejtësisë Juncaj tha: Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri është lënë të bjerë shumë poshtë, por duhet të bëhemi bashkë për t’ia dalë.

Si një nga folësit në eventin “Ted Ex” që zhvillohet në më shumë se 178 qytete në 70 vende të botës, Juncaj foli jo vetëm për drejtësinë, por edhe për shpresën e ringritjes, nëse do të jenë të gjithë bashkë.

“Jam veçanërisht i turpëruar sepse nuk ka ndershmëri në sistemin e drejtësisë sepse është lënë të bjerë shumë poshtë”, -tha prokurori shqiptaro-amerikan, i cili prej dy vitesh asiston sektorin Task Forcë kundër korrupsionit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Megjithatë, këshilltari juridik i ambasadës amerikane që ka qenë i angazhuar drejtpërsëdrejti me Reformën në Drejtësi thotë se ka shpresë por që në këtë betejë të vështirë duhet të jemi të gjithë bashkë.

“Por kam një ndjenjë që dua ta ndaj me ju, ajo është shpresa. Nuk mund t’ia dalim nëse nuk bëheni të gjithë bashkë. Duhet të kuptoni një gjë. Ju keni zë. Jeni shumë, ndërsa ata janë pak. Ka ardhur koha për të ndërtuar një vend për të cilin duhet të jeni krenarë”, -tha prokurori amerikan.

Juristi Juncaj, familja e të cilit është me origjinë nga Malësia e Madhe, shpreh shqetësim dhe për largimin e shqiptarëve nga atdheu.

Ai foli për arsimin dhe shëndetësinë duke thënë se ndihet i turpëruar nga njerëzit e pafytyrë që kanë shkaktuar dhimbje te shqiptarët.

“Gjuha ime e parë është shqipja, flasim edhe në shtëpi. Shumë të rinj po braktisin shtëpitë e tyre për të gjetur alternativa të tjera. Dua të jem i ndershëm me ju. Jam i turpëruar për ata njerëz të pafytyrë, që kanë shkaktuar dhembje për njerëzit në disa sektorë, si në kujdesin shëndetësor dhe në atë të edukimit. Njerëzit kanë nevojë të shkollohen, pavarësisht kush janë”, -tha Juncaj jashtë profilit të prokurorit dhe këshilltarit juridik. /OraNews

 



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Shifra të frikshme/ Policia: Për 20 muaj, 30 fëmijë humbën jetën në aksidente

Shifra të frikshme/ Policia: Për 20 muaj, 30 fëmijë humbën jetën në aksidente

PD kërkesë për ngritjen e komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore. Tre kushtet e Bashës

PD kërkesë për ngritjen e komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore. Tre kushtet e Bashës

Studimi shokues, pas një viti lidhje femrave u vjen “në maj të hundës” seksi

Studimi shokues, pas një viti lidhje femrave u vjen “në maj të hundës” seksi
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}