-Teknologji

Programi që ndalon përhapjen e koronavirusit përmes smartphone-ve


               Publikuar në : 09:58 - 02/04/20 |
el ida

Teksa shkencëtarët po punojnë pa reshtur për një vaksinë kundër koronavirusit, një grup ekspertësh evropianë njoftuan se kanë gati një program për telefonët inteligjentë, e cila gjurmon njerëzit që kanë pasur kontakte me personat e prekur nga koronavirusi.

Iniciativa evropiane e quajtur, Pan-European Privacy Preserving Proximity Tracing, ose projekti PEPP-PT, ka bashkuar 130 kërkues nga 8 vende evropiane. Qëllimi i tyre është lancimi brenda datës 7 prill, i një platforme teknologjike të licencuar, që do të ndihmojë autoritetet shëndetësore të parandalojnë përhapjen e pandemisë.

Më konkretisht, kjo iniciativë nënkupton mbledhjen e të dhënave përmes smartphone-ve për të treguar se me kë ka patur kontakte një person që ka rezultuar i prekur me koronavirus, për t’i njoftuar më pas ata.

Aftësia për të gjurmuar personat në rrezik për t’u infektuar mund të ndihmojë në shmangien e bllokimit total të një shoqërie, e cila ka pasur një impakt të madh në ekonomitë e shumë vendeve./Opinion.al

Pas