Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Programi izraelit/Qeveri të ndryshme kanë spiunuar telefonat e gazetarëve

2021/07/18 at 8:45 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Programi izraelit/Qeveri të ndryshme kanë spiunuar telefonat e gazetarëve

Pegasus, një program i zhvilluar nga kompania izraelite NSO Group, është përdorur në mënyrë të paligjshme nga disa qeveri kundër kundërshtarëve politike dhe gazetarëve. Qeveria hungareze e udhëhequr nga Orban mendohet se e ka përdorur atë, dhe midis “viktimave” janë 37 persona të lidhur me gazetarin e vrarë Jamal Khashoggi si dhe drejtoresha e Financial Times.


Softueri izraelit i krijuar për t’i dhënë autoritetit ushtarak, policor dhe inteligjencës, aftësinë për të ndjekur dhe përgjuar terroristë dhe kriminelë është përdorur në mënyrë të paligjshme nga disa qeveri në të gjithë botën për të spiunuar mijëra gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, politikanë, Autoritete fetare, avokatë, etj.

“Zbulimi vjen nga 17 organizata globale të lajmeve – përfshirë Guardian dhe Washington Post – të cilët kanë bashkuar përpjekjet e tyre në një konsorcium të quajtur projekti Pegasus, sipas softuerit në fjalë”, shkruan Corriere della Sera.

Midis qeverive që mund të kenë përdorur programin e shitur nga një kompani private izraelite, (grupi NSO) nën kontrollin e rreptë të Ministrisë Izraelite të Mbrojtjes, ishte sipas Guardian, edhe  Hungaria e udhëhequr nga Viktor Orban.

Sipas Washington Post, 37 persona të lidhur me Jamal Khashoggi, reporteri saudit i vrarë në 2018 në konsullatën arabe saudite në Stamboll, ishin spiunuar me softuerin Pegasus.

Rrjedhja e informacionit” që i dha shkas hetimit, fillimisht është aksesuar nga Amnesty International dhe organizata franceze për median, “Histori të Ndaluara”. Kjo bazë të dhënash përbëhet nga 50,000 numra telefoni që mund të jenë spiunuar përmes programit. Nuk është e mundur të dihet nëse të gjithë numrat janë prekur realisht, pasi për ta bërë këtë, çdo celular duhet të kontrollohet.

Pasi Pegasus, ka “goditur” një celular, ai mundëson të kontrollohet të gjitha llojet e informacionit që përfshihen në të, përfshirë mesazhet, fotot, postat elektronike ose përmbajtjen e thirrjeve telefonike. Programi gjithashtu lejon të aktivizohen në distance edhe mikrofonat.

Midis viktimave të mundshme të spiunazhit, numrat e telefonit të të cilëve janë përfshirë në listë, ka më shumë se 180 gazetarë nga organizata të tilla si “Financial Times”, “CNN”, “New York Times”, “France 24”, “Economist”, Al Jazeera», «Mediapart», «El Pais», «Bloomberg»,  dhe agjencitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters. Roula Khalaf, redaktore e Financial Times, është ndër viktimat e mundshme të spiunazhit.

Analizat teknike kanë konfirmuar se midis telefonave të “infektuar” janë ato të një gazetari hulumtues nga Azerbajxhani, Khadija Ismayilova; Siddharth Varadarajan dhe Paranjoy Guha Thakurta, reporterët indianë të faqes “Wire”, të vrarë në 2018 ndërsa po hetonin përdorimin e Facebook nga qeveria indiane për të përhapur dezinformimin në një mënyrë sistematike; Omar Radi, një gazetare marokene të cilën qeveria e Rabatit e akuzon si spiune britanike dhe Bradley Hope, një gazetar amerikan që jeton në Londër dhe punoi për Ëall Street Journal në kohën e spiunazhit.

Midis numrave të telefonit, në bazën e të dhënave ekziston edhe ai i Cecilio Pineda Birto, i cili u vra në një lavazh makinash. Telefoni i tij celular nuk është gjetur kurrë, dhe për këtë arsye është e pamundur të dihet nëse ishte i infektuar.

Kompania izraelite NSO gjithmonë ka argumentuar se pasi ka shitur softuerin tek qeveritë e “zgjedhura me kujdes”, ajo nuk ka më kontroll operacional mbi të dhe as nuk ka qasje në të dhënat e njerëzve që spiunohen. E kontaktuar nga mediat, ajo pretendoi 50,000 është një shifër e ekzagjeruar dhe se kjo nuk mund të jeë një listë e numrave të telefonit të spiunuar ga qeveritë duke përdorur Pegasus. Kompania tha se e shet programin e saj vetëm te forcat e armatosura, policia dhe agjencitë e inteligjencës të 40 vendeve (të cilat nuk janë specifikuar), dhe pretendon të kontrollojë me kujdes nëse blerësit respektojnë të drejtat e njeriut./Opinion.al

 

Etiketa: programiqeveritespiunim


Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Pandemia/ Turqia vendos rregulla të reja për udhëtimet

Qëlloi punonjësen e kompanisë ajrore, pranga gruas në Rinas

Armando Broja tek Chelsea deri në vitin 2026

Armando Broja tek Chelsea deri në vitin 2026

Lezhë/10-vjeçari grabit xhiron ditore në furrën e bukës

Lezhë/10-vjeçari grabit xhiron ditore në furrën e bukës
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}