Aktualitet

Prodhohet zemra e parë artificiale në Europë,Prifti:Lajm i jashtëzakonshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:05 - 27/12/20 |
Semiljana Azizi

Zemra e parë artificiale dhe permanente ka marrë aprovimin përfundimtar dhe do të fillojë shitjen në javën e parë të janarit.

Lajmi është bërë i ditur nga sajti Bloomberg. Kompania “Carmat” ka marrë këtë javë aprovimin për efikasitetin dhe sigurshmërinë e saj, duke i dhënë kështu leje për ta shitur atë në Bashkimin Europian si një mundësi për transplantim zemre për pacientët që vuajnë nga insuficienca e pakthyeshme e fazës fundore të këtij organi jetik.

Kirurgu dhe shpikësi i valvulave të zemrës Alain Carpentieri i propozoi industrisë franceze Jean-Luc Lagardere zhvillimin e një zemre artificiale në vitin 1993. Planifikuesi është aksioneri më i madh i Carmat, me 13% të aksioneve.

U deshën plot 10 vjet që “Carmat” të merrte të drejtën e prodhimit . “Është një rekord, duke pasur parasysh kompleksitetin e një pajisjeje të tillë”, tha të enjten Drejtori Ekzekutiv i “Carmat” Stephane Piat në një intervistë me televizionin BFM Business.

Ne do të duhet të punojmë me mjekë dhe qendra mjekësore tani për të ofruar terapinë tonë dhe do të duhet të kërkojmë pacientë. Faza e prodhimit do të jetë një fazë delikate. ”- përfundoi ai.

Një lajm të tillë e ka shpërndarë dhe kirurgu i njohur shqiptar Edvin Prifti nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, duke e cilësuar këtë si një lajm të jashtëzakonshëm./Opinion.al

 

Pas