Bota

COVID/BE nis vaksinimin,Macron thirrje francezeve: Le t’i besojmë shkencës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:33 - 27/12/20 |
Semiljana Azizi

Disa nga vendet e Bashkimit Europian filluan masivisht vaksinimet ditën e sotme, pak ditë pasi Komisioni Evropian miratoi vaksinën e Pfizer-BioNTech.

Ka qenë presidenti francez, Emmanuel Macron,i cili u kërkoi francezeve të besojnë në shkencë duke pranuar kështu të marrin vaksinën. Sipas The Guardian, një në tre njerëz në Francë mendon se vaksinat në përgjithësi janë të pasigurta, bazuar në hulumtimin e Wellcome Trust, duke refuzuar kështu të vaksinohen.

“Le t’i besojmë studiuesve dhe mjekëve tanë. Motivi dhe shkenca duhet të na drejtojnë neve”, u shpreh Macron në Twitter.

Kujtojmë që pak javë më parë vetë presidenti francez rezultoi pozitiv me COVID-19, duke u karantinuar kështu 7 ditën në banesën e tij./Opinion.al

Pas