Kronikë

Procedohet 32-vjeçari, nuk ndaloi së organizuari dasma


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 28/08/20 |
Opi Nion

Pavarësisht se ishte gjobitur disa herë, një 32-vjeçar nga Fushë Kruja nuk ndaloi së organizuar dasma.

Për këtë arsye autoritet kanë vendosur që ta procedojnë të riun. Uniformat blu kanë deklaruar se ai mori tre herë gjobë me nga 1 milionë lekë si dhe paralajmërim për mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Për herë të tretë i është vendosur gjobë edhe një pronari tjetër lokali në Fushë Krujë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftimin e policisë. /Opinion.al

Pas