-Jetë dhe Stil

Princ Harry: Jam i frikësuar se nipi dhe mbesa do ndihen si rezervë, siç jam ndjerë unë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 16/01/23 |
Opi Nion

Në një intervistë për “The Telegraph” ku ka folur rreth librit dhe përvojave të tij, Princi Harry ka shprehur një nga shqetësimet që e mundon.

Ai tha se ishte i shqetësuar për nipërit dhe mbesën, fëmijët e William dhe Kate.

“E di shumë mirë se brenda familjes sime, nuk jemi vetëm ne (unë dhe vëllai), do të jetë edhe dikush tjetër. Edhe pse William dhe unë kemi folur një apo dy herë për këtë çështje dhe ai ma ka bërë më se të qartë se fëmijët e tij nuk janë përgjegjësia ime, (përsëri) unë ndihem shumë përgjegjës për ta”, tha Harry, duke shtuar se dy nga fëmijët e William, do të jenë “rezervë” dhe do të ndihen njësoj si xhaxhai i tyre. Dhe kjo më lëndon dhe më shqetëson”, tha Harry.

Në “Spare”, libri i cili po bën namin kudo në rrjet, për shkak të deklaratave të shumta, Harry shkruan se nuk ishte vetëm shtypi që e cilësoi si “rezervë”, por edhe anëtarët e familjes – princeshë Diana, mbreti Charles, gjyshi, princi Philip dhe vetë mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, gjatë etapave të ndryshme të jetës së tij. Dhe sot, ai druhet se fëmijët e William do të përjetojnë të njëjtin rrugëtim dhe historia do të përsëritet.

Pas