Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prezantimi i projektit EU4LEA,Çela:Oficerët e policisë gjyqësore kanë nevojë për trajnime

2022/09/23 at 11:25 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prezantimi i projektit EU4LEA,Çela:Oficerët e policisë gjyqësore kanë nevojë për trajnime

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në takimin për prezantimin e programit ‘EU4LEA’ të financuar nga BE, tha se nisja e projektit vjen në një moment të rëndësishëm të implimentimit të reformës në drejtësi.


Çela tha se nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme janë ndjekur hap pas hapi çështjet që lidhen me zbatimin e ligjeve të reja që sipas tij synon që tërësia e problemeve të hasura të trajtohet përmes një angazhmi shumëpalësh.

Ndër të tjera, ai shtoi se mbetet një sfidë për ta rritja e efiçensës së punës së oficerëve të policisë gjyqësore si një element themelor në cilësinë e hetimit.

Fjala e plotë:

Nisja e punës së projektit vjen në një moment të rëndësishëm të implementimit të reformës në drejtësi, atij të konsolidimit të institucioneve të reja apo të atyre të rikonceptuara prej saj. Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, në përmbushje të detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore, janë ndjekur hap pas hapi çështjet që lidhen me zbatimin e ligjeve të reja, duke synuar që tërësia e problemeve të hasura të trajtohet përmes një angazhimi shumëplanësh, që ka konsistuar në dhënien e kontributit konkret në drejtim të koordinimit institucional, në rritjen e transparencës ndaj publikut për mënyrën e funksionimit të institucionit si dhe bashkërendimin me organet e tjera kushtetuese për gjetjen e zgjidhjeve ligjore në funksion të interesit publik. Në vitin 2020 nga ana jonë u parashtrua vizioni strategjik për realizimin e disa objektivave që konsistonin në:

Sigurimin e mirëfunksionimit të zyrave të prokurorisë, përmes monitorimit të punës në drejtim të zbatimit të ligjshmërisë, garantimit të respektimit të pavarësisë së prokurorëve dhe rritjes së përgjegjshmërisë e respektimit të të drejtave të subjekteve të procedimit penal
Standartizimin e procedurave të operimit në pikëpamje administrative dhe procedurale brenda zyrave të prokurorisë në funksion të organizimit të ri kushtetues dhe ligjor, me qëllim funksionimin normal të tyre,

Garantimin e zbatimit të ligjshmërisë, duke vënë theksin në rritjen e efiçensës së ndjekjes penale në drejtim të veprave penale që lidhen pastrimin e produkteve të veprës penale dhe konfiskimin e aseteve kriminale
Mirëadministrimin e procesit të hetimit, që nga faza e regjistrimit të veprës penale dhe deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, me qëllim uljen e kohëzgjatjes së hetimeve dhe optimizimin e produktivitetit

Që në nisje procesi i realizimit të tyre është mbështetur në vazhdimësi nga misionet Euralius dhe Pameca, çka përbën një eksperiencë të vyer mbi të cilën besoj se do ndërtohet edhe puna për vijimin e bashkëpunimit me projektin EU4LEA. Këto objektiva përputhen më së miri edhe me ato të projektit të saponisur.

Në vijim dua të ndalem më specifikisht në nevojën që prokuroria ka në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve profesionale të oficerëve të policisë gjyqësore, ku do të veçoja së pari ata që janë pjesë e seksioneve të specializuara për krimin financiar dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, por edhe të oficerëve që sapo kanë hyrë në sistem, të cilët kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme e të gjithanshme për rritjen e nivelit të tyre profesional.

Një aspekt tjetër i bashkëpunimit do të ishte padyshim edhe forcimi i kapaciteteve të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të drejtim të rritjes së efikasitetit në hetimin e krimeve mjedisore, që është edhe një nga prioritetet e punës së këtij viti.

Për ne mbetet ende sfidë rritja në tërësi e efiçensës së punës së oficerëve të policisë gjyqësore si një element themelor në cilësinë hetimit. Përmirësimi formave të mbikqyrjes së punës së tyre dhe gjetja e mekanizmave administrativë efikasë për rritjen e performancës është prioritet dhe besoj se do të gjejmë mbështetje të plotë nga projekti në këtë aspekt.

Në përfundim, plotësisht i bindur në suksesin e projektit, dua t’ju siguroj për angazhimin e plotë të prokurorisë, në funksion të krijimit të sinergjisë së duhur për realizimin e objektivit të përbashkët, atij të përafrimit të performancës së institucioneve tona me standardet më të mira në BE.

 



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Kreu i SPAK: Kemi hetime shumë të rëndësishme, ja për cilat çështje po hetohet

Kreu i SPAK: Kemi hetime shumë të rëndësishme, ja për cilat çështje po hetohet

Video/ Mbyllet shkolla “Mehmet Akif Ersoy”, nxënësit në protestë: Anulloni këtë vendim

Video/ Mbyllet shkolla “Mehmet Akif Ersoy”, nxënësit në protestë: Anulloni këtë vendim

Mbyllja e “Mehmet Akif Ersoy”,PD:Rama detyroi 2 ministre të firmosin mbylljen e shkollës

Mbyllja e “Mehmet Akif Ersoy”,PD:Rama detyroi 2 ministre të firmosin mbylljen e shkollës
















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}