Aktualitet

Presidentja e KE: Vendet e Ballkanit Perëndimor të kryejnë reformat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:15 - 05/07/21 |
Opi Nion

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen thotë se procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit duhet të përshpejtohet.

E pranishme në Samitin e Berlinit, Presidentja e KE theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vijojnë reformat për të hedhur hapa drejt BE.

 “Prioriteti ynë i parë është të përshpejtojmë axhendën e zgjerimit në të gjithë rajonin dhe të mbështesim partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor në punën e tyre për të kryer reformat e nevojshme për të përparuar në Evropë. Por, angazhimi ynë me Ballkanin Perëndimor shkon përtej kësaj, dhe Procesi i Berlinit ka shërbyer si një inkubator për shumë iniciativa që tani janë bërë një pjesë integrale e politikës së BE-së ndaj rajonit. Së bashku, ne kemi vendosur kursin për një Evropë më të qëndrueshme, më dixhitale dhe më elastike”,-tha Presidentja Von Der Leyen./ Opinion.al

Pas