Bota

Presidenti kinez i ofron ndihmë Trumpit për të luftuar koronavirusin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:47 - 27/03/20 |
el ida

Presidenti kinez, Xi Jinping ka telefonuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, pasi SHBA ka kaluar Kinën si vendi me më shumë raste me koronavirusit në botë.

Sipas mediave kineze, Jinping i ka thënë Trumpit se Kina dhe SHBA-ja “duhet të bashkohen në luftën kundër virusit”.

Ai po ashtu ka insistuar në faktin që Pekini ka qenë gjithnjë transparent rreth shpërthimit fillestar të virusit, duke hedhur poshtë pretendimet e bëra nga Trump që Kina e njoftuar botën shumë vonë për koronavirusin.

Po ashtu, presidenti kinez i ka ofruar ndihmë SHBA-së dhe ka thënë se shpreson që Uashingtoni do të marrë masa për të ruajtur shëndetin e shtetasve kinezë në tokën amerikane.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara mendohet se nga virusi janë prekur mbi 85,991 persona dhe kanë humbur jetën 1,296 të tjerë./Opinion.al

Pas