Aktualitet

Koronavirusi/ Ndërron jetë 66-vjeçari, viktima e 8 në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:13 - 27/03/20 |
Opi Nion

Është regjistruar viktima e tetë nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me Covid-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv.

66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë.

66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes./ Opinion.al

Pas