Bota

54 raste të reja të importuara, Kina gati të mbyllë kufijtë për të huajt


               Publikuar në : 09:00 - 27/03/20 |
Opi Nion

Kina ka raportuar për 54 raste të reja të reja me koronavirus të importuara nga vendet e tjera. Për këtë arsye, Kina do të do të ndalojë të huajt me viza dhe leje qëndrimi të vlefshme kineze

Ministria e Jashtme tha se ndalimi i përkohshëm do të fillojë më 28 mars. Përjashtime do t’u jepen diplomatëve udhëtues dhe mbajtësit e vizave “C” – të huajt që ofrojnë shërbime të transportit ndërkombëtar.

Kina regjistroi një rast të ri të brendshëm dhe 54 raste të reja të importuara të enjten duke e çuar numrin total në 595 raste të importuara në të gjithë vendin. Kishte gjithashtu pesë vdekje të reja të raportuara, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3,292 persona./ Opinion.al

Pas