Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i ri i Mundjes, Arben Ndoka me precedent penal, heshtin Ministria e Sporteve dhe KOKSH-i

2016/08/30 at 1:20 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i ri i Mundjes, Arben Ndoka me precedent penal, heshtin Ministria e Sporteve dhe KOKSH-i

Tashmë është fakt që në mundjen shqiptare nuk ka më qetësi olimpike. Rikthehet sërish problemi i përçarjes me dy federata paralele. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, i cili ka qenë në qendër të akuzave nga opozita në vend teksa debatohej për çështjen e dekriminalizimit, është votëbesuar një ditë më parë në Shëngjin si president i Federatës.


Emri i Ndokës u bë shkak për përplasje në Kuvend, i akuzuar nga opozita se ka qenë i dënuar për prostitucion. Kjo e detyroi Ndokën që të lërë mandatin e deputetit duke shkruar edhe një letër drejtuar votuesve ku sqaronte pozicionet e tij. Megjithatë, për drejtuesit më të lartë të sportit, zgjedhja e Ndokës në krye të FSHM-së është një e drejtë e komunitetit.

Të pranishëm në procesin e 27 gushtit ishin si zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, por edhe presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani. Si Dimraj dhe Bezhani kanë qenë në një linjë të dy.

Dimraj

“Ai ka qenë një zgjedhje e disa shoqatave të mundjes. Pasi të depozitohet dosja në ministri, pastaj ky institucion do të japë konkluzionin e vet. Unë personalisht kam qenë i ftuar për të parë mënyrën e organizimit nga pikëpamja e zgjedhjeve të lira. E dyta, më interesonte të dija si ishte komunikimi midis individëve, pasi kjo ka lënë shumë për të dëshiruar në vendin tonë.

Më interesonte për të parë se çfarë programesh do të prezantohej në këtë forum. Për sqarim, që të njihet si proces ajo është në kompetencë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Këta janë anëtarë të asaj federate dhe ky ishte në konceptin e një mocioni mosbesimi për atë federatë”, ishte përgjigjja e zëvendësministrit Dimraj pas interesimit të gazetës “Panorama Sport”.

Presidenti Bezhani

Nga ana e tij, kreu i Olimpizmit sqaroi se në dijeninë e tij në këtë proces nuk ka pasur asnjë pengesë ligjore.

“Si fillim, unë nuk merrem me atë punë. Nuk jam i interesuar fare. Se çfarë zgjedhin ata është e drejta e tyre. Me sa më thanë ditën e Asamblesë, nuk ka asnjë pengesë ligjore në këtë proces. Shumë mirë mund të pyesni vetë të zotin dhe nuk mund të përgjigjem për këtë çështje.

Si president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, unë kam për borxh të shkoj, meqenëse më kishte ardhur ftesa me gjithë Ministrinë. Ne ishim prezent për të montuar zgjedhjet, si u zhvilluan. Dhe, për sqarim, ishin të gjithë kryetrajnerët dhe jo ata që kishin mashtruar poshtë e lart. Ishin prezent njerëzit që punojnë dhe i shërbejnë mundjes.

Njohjen e federatës nuk e kam unë në dorë. Unë do të raportoj për të gjithë problematikën, do të verifikojmë dokumentacion që kemi në dispozicion dhe pastaj do të relatojmë nëse do të njohim këtë federatë apo atë”.

Etiketa: Arben Ndoka


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Shkencëtarët: Toka ka hyrë në një epokë të re

Shkencëtarët: Toka ka hyrë në një epokë të re

Kjo këngëtare duket si Elvana…

FOTO/ Ja mesazhi i veçantë që e motra i çon Elvana Gjatës

Mjeku shqiptar nga Presheva, pjesë e Formula 1

Mjeku shqiptar nga Presheva, pjesë e Formula 1

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}