Sport

Presidenti i PSG akuzohet për korrupsion


               Publikuar në : 15:36 - 20/02/20 |
Opi Nion

Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG dhe BeIN Sports, akuzohet për korrupsion. Autoritetet zviceriane kanë mbyllur hetimet dhe kanë plotësuar dosjen për veprimet e dyshimta të tij në blerjen e të drejtave televizive të Botëroreve të Futbollit 2026 dhe 2030.

Sipas akuzës, Al Khelaifi i ka fituar të drejtat e transmetimit për BeIN Sports nëpërmjet korrupsionit, sikurse është përdorimi i një vile në Sardengna të Italisë që iu dha ish-Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.

Sipas autoriteteve zvicërane, sipërmarrësi nga Katari, i ka siguruar “përfitime të padrejta” ish-sekretarit të FIFA-s, edhe ai i akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikimin dokumentesh bashkë me një person të tretë, emri i të cilit ende nuk është zbuluar./ Opinion.al

Pas