Kryesore

Presidenti i KE: Kurti dhe Vuçiç të tërhiqen, të largohen Njësitë Speciale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:27 - 26/09/21 |
Opi Nion

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, iu bën thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç të shmangin tensionet në veri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Michel shprehet se po mban kontakte të ngushta me kreun e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell lidhur me situatën në veri.

Presidenti i Këshillit Europian kërkon që Kosova të tërheqë Njësitë Speciale dhe barrikadat në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

“Në kontakt të ngushtë me Josep Borrell. Koha që Serbia dhe Kosova, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, të tërhiqen dhe të mos e përkeqësojnë situatën, ta bëjnë tërheqjen e Forcave Speciale dhe barrikadave dhe të vazhdojnë negociatat sipas propozimeve të Emisarit të Lartë të BE-së, Miroslav Lajçak”, ka deklaruar Michel.

Pas