Kronikë

Kontrolle në rrugën Tiranë-Elbasan,gjoba e pezullim të lejeve të drejtimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 26/09/21 |
Opi Nion

Policia rrugore ka pezulluar 10 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj dhe masë administrative nga 7.000 deri në 20.000 lekë gjatë kontrolleve në rrugën Tiranë-Elbasan.

Po ashtu, policia bën me dije se janë vendosur 14 gjoba nga 2.000 deri në 4.000 lekë për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 116 km/h deri në 127 km/h.
Kontrollet e Policisë kanë vijuar në Tiranë, ku janë pezulluar 9 leje drejtimi pasi drejtuesit e mjeteve ishin nën efektin e alkoolit

Gjithashtu janë vendosur 13 gjoba me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor./Opinion.al

Pas