PRISHTINE- Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer do të vizitojë Kosovën gjate kesaj jave, por ai nuk do t’ju flasë deputetëve në Parlament. Sipas Zyrës së Presidencës, fjalimi në Parlament është anuluar për shkak të trazirave. “Gjatë vizitës presidenti Fischer do të jetë i shoqëruar nga investitorë austriake për të parë mundësitë e investimit në Kosovë. Në kuadër të kësaj vizite do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh në fushën e ekonomisë dhe të mjekësisë, bëjnë të ditur mediat kosovare. Presidenti austrik do të takojë drejtuesit e shtetit, si Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Mustafa, Kryeparlamentarin Veseli.