Aktualitet

President i propozuar nga opozita? Balla: Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 05/05/22 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur sërish këtë të enjtë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në një deklaratë për mediat nga Fieri, Balla se pas mbledhjes ditën e djeshme të Komferencës së Kryetarëve, një dialog i hapur me tre grupet parlamentare të opozitës ka premisa të mira për tu dhënë shqiptarëve një president përfaqësues për të gjithë.

“Siç jeni në dijeni raundi i parë do të zhvillohet me 16 maj dhe koha është e mjaftueshme me premisën e mirë të nisur dje në konferencën e kryetarëve në një dialog të hapur dhe transparent me të tre grupet parlamentare të opozitës për ti dhënë Shqipërisë një president për të gjithë shqiptarët”, është shprehur Balla.

Ndërkohë pyetjes nëse do të të miratonin një president nga opozita Balla iu përgjigj: “Një president nga opozita siç ishte Ilir Meta ishte zgjidhja më e gabuar, siç ne e kemi thënë se nuk duam një president nga Partia Socialiste. Mendoj që presidenti i mirë duhet që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sipas Kushtetutës që përfaqëson unitetin e të gjithëve”.

Pas