Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jam i bindur që djali im nuk është vetëvarur”, babai i 31-vjeçarit takon Dumën

2022/05/05 at 11:23 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Jam i bindur që djali im nuk është vetëvarur”, babai i 31-vjeçarit takon Dumën

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma është takuar me babain e 31-vjeçarit Ilvi Meta që u vetëvar në Komisariatin e Kavajës me lidhësen e bluzës.


Deputetja demokratë i kërkon Porkurorisë së Kavajës që të nisë menjëherë hetimin dhe të bëjë transparence se çfarë ka ndodhur.

Nga ana tjetër, babai i të riut shprehet i bindur se djali i tij nuk është vetëvarur, duke hedhur akuzat ndaj policisë.

Pjesë nga diskutimi

Grida Duma: Ngjarja që ndodhi ju nuk e besoni, djalin e kanë shoqëruar në polici po më thoni, arsyen se pse e kanë shoqëruar ju nuk e dini si familjarë. Si baba ke shkuar në komisariat e ke kërkuar  ke ndenjur nga ora 5 pasdite deri në 7.

Babai i djalit : Nuk me jepnin detaje fare.

Grida Duma: Ti ke ndenjur në komisariat, ke pyetur pse të kanë marrë çunin?

Babai i djalit:  Kam pyet pse  e kanë marrë çunin, për çfarë arsye. Ik se e di vetë më thanë.

Grida Duma: Edhe kur kanë ardhur në shtëpi ty s’të kanë dhënë asnjë shpjegim përse ?

Babai i djalit: Jo, më tha çuni qëparë o ba ka ardhur policia për kontroll, mirëse të vijnë i thashë. Morën nja dy mbulesa divani edhe ikën, unë thashë ça do bëni? Do ta biem prapë çunin thanë. Momenti që iku me ato mua më ra telefoni për punë. Kur erdha pastaj pasdite shkova prapë tek policia, nuk më jepnin detaje. Ik se do ta biem në shtëpi, do ta biem në shtëpi.

Grida Duma: Edhe ju si e keni marrë vesh si familjarë për vdekjen e çunit?

Babai i djalit: Nga televizori

Grida Duma: Në çfarë ore?

Babai i djalit: Tek lajmet. Isha tek një lokal aty në lagje. Edhe më tha djali i pronarit të lokalit djali yt më duket ka varur veten.

Grida Duma: Edhe zotëria e kishte dëgjuar nga lajmet?

Babai i djalit: Po. Edhe pastaj erdha në shtëpi gruaja duke qarë, erdhi Beni se Benin e kam çunin e xhajit. Edhe më tha ka varur veten, se besoj kurrë i thashë pastaj më erdhën të gjithë. Jemi të bindur që s’ka varur veten. Do ta jap me jetën time.

Grida Duma: Unë e di që jeni të shokuar tani, jam e bindur që ke mpirje dhe s’di çfarë të thuash përpara por gjëja më e dhimbshme për ju dhe familjarët tuaj është që ju jeni në terr dhe errësirë totale se çfarë ka ndodhur me djalin. Në institucionet e drejtësisë ku jeta duhet të jetë totalisht e sigurt deklarohet që ka bërë vetvrasje që në këtë moment është një problem i madh. Se atje ku jeta duhet të jetë e sigurt më shumë se kudo ndodh vetvrasja. Që ju keni  të drejtë absolute jo vetëm të kërkoni drejtësi por të kërkoni transparencë kjo është arsyeja e parë që në një ngjaje të tillë tronditëse se është humbje jete. Ne jemi këtu të gjithë dhe do të kërkojmë deri në minutin e fundit dhe në çdo gjë transparencë qartësi kudo. Dhe ne jemi këtu do ta kërkojmë ne bashkë me ju Partia Demokratike, ne të gjithë në të gjitha instancat. Kërkohet absolutisht që Avokati i Popullit të vijë dhe të bëjë detyrën e vetë në çast për të bërë transparecë me ngjarjen. Duhet që Prokuroria e Kavajës nëse nuk e ka nisur ta nisë me urgjencë hetimin dhe të bëjmë transparencë çfarë ka ndodhur me jetën e djalit tuaj. Për mua është e papranueshmë që ju aktualisht nuk dini asgjë, cilado qoftë arsyeja që prindi nuk di ju thoni që trupi i djalit është në morgun e Durrësit, thoni gjithashtu që ekspertët që kanë bërë autopsinë, trupa e parë e ekspertëve nuk ka pranuar ta firmosi ekspertizën. Kjo është dëshmia juaj, momenti i parë. Në çdo orë të ditëve që do vijnë ne do bëjmë pjesën tonë që nuk është pak, do ta shtyjmë me të gjitha mjetet institucionale, publike mediatike, që të bëhet transparencë dhe të bëhet drejtësi, është e papranueshme që në një institucion ku duhet të sigurohet dhe ekziston për sigurinë e jetës së qytetarëve të ndodhi sic është version që dëgjojmë deri tani se unë version zyrtar nuk kam dëgjuar. Ju thoni që nuk ka , ju nuk ju ka ardhur asnjë version zyrtar nga policia , do ta ndjekim deri në fund çështjen nuk kam çfarë të them më tepër në këtë moment. Mund mos të kishim bërë sot një deklaratë para mediave por ju thoni që sa më shumë të ndërgjegjësohet opinioni aq më shumë ndiheni të sigurt që do të kemi transparencë sepse nuk keni besim që institucionet duke qënë se keni shkuar disa herë mund t’ju japin përgjigje. Do ta bëjmë këtë edhe për publikun që këto raste të kthehen në shembullin më negativë që mos guxojë njeri të preki këdo, sido që ta mendojë , sido që ta paragjykojë që është i paprekshëm, askush nuk është i paprekshëm dhe do marrin ndëshkimin.



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
Nisin përplasjet pa filluar mbledhja, Boçi: Kërkesa e Alibeajt është nul

Nisin përplasjet pa filluar mbledhja, Boçi: Kërkesa e Alibeajt është nul

Flet babai i të riut që humbi jetën në Komisariat:Djali iu mbeti në dorë policëve

Flet babai i të riut që humbi jetën në Komisariat:Djali iu mbeti në dorë policëve

U vetëvra nga dhuna e familjarëve, motra: E kanë rrahur derisa i ka rënë të fikët

U vetëvra nga dhuna e familjarëve, motra: E kanë rrahur derisa i ka rënë të fikët
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}