Aktualitet

Flet babai i të riut që humbi jetën në Komisariat:Djali iu mbeti në dorë policëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 05/05/22 |
Opi Nion

Në një deklaratë për mediat,  babai i 31-vjeçarit Ilvi Meta, i cili ndërroi jetë në komisariatin  e Kavajës thotë se djali i tij nuk e ka vrarë veten, pasi nuk kishte shenja në fyt dhe nuk ishte as i nxirrë.

I pyetur nga gazetarët ai thotë se djali iu ka mbetur në dorë policëve, ndërsa thekson se 31-vjeçari nuk ishte problematik dhe se vetëm njëherë ishte shoqëruar në polici.

“Është lajm shumë i hidhur. Unë isha në punë kur e mora vesh, e mora vesh te lajmet. Kur kam shkuar te policia nuk më pranuan fare. Ik se i dimë vetë punë më thanë.  Policia s’më ka thënë asgjë. Nuk më pranoi fare. Një herë është shoqëruar në polici, gjatë viteve të fundit, hera e parë. Autopsia është bërë. Djali ishte Beqar. Ka jetuar në Kavajë shkonte në Greqi punonte tre muaj. Nuk është e vërtet që ka qenë problematik. Policia ishte problem për atë, jo ai për policinë. Nuk ka shtet, nuk ka polici.  Kur ata s’më lanë ta shihnin djalin, ca policie është kjo? Nuk e kisha parë me sy djalin. Nuk më lininin. Nuk ka pasur shenja në fyt mesa kemi parë, nuk është i nxirë i ka ngelur në dorë policisë”, tha i ati i 31-vjeçarit.

Pas