Politikë

Premtonin para për votën,LSI:E turpshme,po orientonin për formën e votimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 10/04/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme është raportuar se një peson është arrestuar dhenjë tjetër është  proceduar penalisht pasi sipas uniformave blu, hartonin lista me të dhënave të kartave të identitetit dhe i premtonte qytetarëve para në këmbim të votës.

Pas këtij lajmi ka ardhur dhe reagimi nga kryesia e LSI-së në Qarkun e Shkodrës. Nëpërmjet një deklarate për mediat ata theksojnë se aktivistët e LSI janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën e votimit.

Sipas tyre është e turpshme dhe skandaloze të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politike të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit.

“Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit. Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë.

Fletët e gjetura janë demonstrative dhe nuk kanë si të jenë origjinale, kur ato akoma nuk janë prodhuar. Ato janë thjesht dhe vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike.”- thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, kryesia e LSI në qarkun e Shkodrës i bën thirrje policisë që të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor sipas tyre, dhe të angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale.

”I bëjmë thirrje policisë të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale.”- përfundon njoftimi./Opinion.al

Pas