Rajoni

FOTO/ Ekzekutimi i gazetarit grek, kush janë dy dëshmitarët kyç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:40 - 10/04/21 |
Opi Nion

Policia greke është e gjithë e angazhuar në zbardhjen e ekzekutimit të gazetarit invesitgativ Jorgos Karaivaz.

Ëhet me dije se hetuesit në Greqi po këqyrin po ashtu kamerat në vendngjarje.

Kamerat e sigurisë dhe ato të monitorimit të trafikut rrugor, mund ti ndihmojnë oficerët e sigurisë që të ndërtojnë rrugën që kanë ndjekur vrasësit. Po ashtu po këqyren edhe kompjuterët dhe celularët e viktimës, për të parë bisedat e tij të fundit dhe nëse ka marrë mesazhe kërcënuese. Policia po i kushton vëmendje katër dëshmive, dy prej të cilave vlerësohen si shumë të rëndësishme, pasi këta persona ndodheshin fare pranë ekzekutimit dhe panë skenën e vrasjes.

Po ashtu, kryeministri Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, nisjen e një hetimi të shpejtë mbi çështjen. Madje, lidhur me ngjarjen që tronditi dje Athinën pritet të ketë edhe një takim në Pallatin Maksimos, mes kreut të qeverisë dhe ministrit në fjalë.

Kujtojmë se gazetari Jorgos Karaivaz, u qëllua me 6 plumba në trup ndërsa po kthehej nga puna në shtëpi, rreth orës 14:00. 12 gëzhoja që dyshohet të jenë zbrazur nga një armë me silenciator u gjetën në vendngjarje.

Ndërkohë që vrasja u dënua edhe nga Komisioneri Evropian dhe komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut ditën e djeshme. “Vrasja e një gazetari është një veprim për tu përbuzur dhe frikacak”, do të shkruante të premten shefja e Komisionit Ursula von der Leyen./Opinion.al

Pas