Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prej dy muajsh hamë mish importi, ‘zbarkojnë’ qingjat dhe kecat nga Rumania

2017/12/23 at 10:45 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Prej dy muajsh hamë mish importi, ‘zbarkojnë’ qingjat dhe kecat nga Rumania

Për herë të parë, pas afro 20 viteve në Shqipëri  ka nisur importi në masë i bagëtive të imëta, kryesisht qingja dhe kecave dhe mish, duke dëmtuar rëndë fermerin shqiptar. Është Rumania që ka zbuluar tregun shqiptar duke sjellë mijëra krerë bagëti në dy muajt e fundit. Mbyllja e thertoreve për mos plotësimin e kushteve nga qeveria ka shkaktuar bllokimin e shitjes së bagëtive të fermerëve shqiptarë. Kjo ka qenë një mundësi e artë për importuesit e mëdhenj të bagëtive dhe mishit. Edi Ferro, ish drejtori i Shërbimit Veterinar, në Ministrinë e Bujqësisë, aktualisht Drejtor i Federatës së Blegtorisë në Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar, ngre shqetësimin për dëmtimin që po i bëhet prodhimit vendas, pasi Shqipëria i ka kapacitete për të mbuluar kërkesën vendase dhe nuk është e nevojshme të importojë.


Edi Ferro:“Një nga gjërat që konstatojmë është se aksioni i marrë nga qeveria për thertoret që nuk plotësojnë standardet ka sjellë frenim të tregtimit të kafshëve të gjalla frikë të transportuesve dhe blerësve brenda vendit dhe frenimi fermerëve për tu përballur me kërkesat qe kërkon legjislacioni, në qytete Kukës, Skrapar etj ku është numri më i madh i krerëve thertorët pothuajse u mbyllën, ministria s’ka strategji  si pasojë e vakumit të tregut u shfrytëzua nga importues te kafshëve te gjalla qe shfrytëzuan, për herë parë pas 20 viteve import qengjash nga Ruamnia. Urojmë te mos kthehet në kulture pasi Shqipëria ka 3 milionë e 300 mijë keca e qengja dhe i plotëson kërkesat dhe ka kapacitete për të trefishuar numrin e këtyre kafshëve”.

Futja e këtyre kafshëve nga jashtë ka bërë që Shqiptarët këto muaj të mos konsumojnë mish dhe nënprodukte të tij të prodhuara në vend.

Edi Ferro: “Brenda këtyre muajve pas shumë vitesh me keqardhje them se konsumatori shqiptar s’ka konsumuar mishin e kecit dhe qengjit shqiptar me aq vlera. Nga të dhënat që kemi në janë futur rreth  7000 krerë. Jam i sigurt që do konkurrojë prodhimi vendas. Mish që rritet në impiante industrial , do e konkurrojë prodhimin vendas, ka kosto më të mira, por nuk krahasohet me produktet shqiptare që rriten në kullota nga cilësia dhe siguria për të dëshiruar ky produkt”.

Pasojat bien mbi prodhimin vendas si dhe mbi konsumatorin që me të njëjtin cmim blen mish me cilësi më të ulët.

Edi Fero: “Kjo i ka goditur fermerët dhe urojmë që ministria e Bujqësisë të rishohë strategjinë të rikthehet në politika favorizuese në lidhje me mbarështimin dhe dyfishimin e rritjes së kafshëve brenda vendit. Ne jemi dakord që pikat e therjes nuk përmbushin kushtet të mbyllen, por të ketë një fazë tranzitore që mos të krijojë problem të fermerët shqiptarë”.

Aksionin e Ministrisë se Bujqësisë e quan paradoks.

Edi Ferro: “Ai thotë do hapim eksportet dhe s’kemi gjë të shkruar dhe shohim që rriten importet”.

A po shkojmë drejt monopolizimit ? 

Edi Ferro:“Kjo është tendencën për të monopoliziuar therjet në dy tre pika në Shqiperi .Në këtë mënyrë bëhet për të mbledhur sasinë e lëkurave”.

Situatën e krijuar e dëshmojnë edhe shifrat zyrtare të Instat, ku vërehet një rritje e dukshme e importit si të kafshëve të gjalla ashtu edhe të  mishit nga jashtë në  total në 11 muajt e vitit 2017 krahasuar me vitin 2016. Bumi më i madh i importit vërehet në muajt Tetor -Nëntor, ku vetëm kafshë të gjalla janë importuar afro 642.9 mln lekë ndërsa mish dhe të brendshme mishi afro 971.2 milionë lekë.

Në krahasim më të njëjtën periudhë, pra Tetor-Nëntor të vitit të kaluar, janë importuar 300 milionë lekë më shumë kafshë të gjalla dhe mish.

Burimi : Klan Plus

 

 

Etiketa: dy muajhame mish importi


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
“Kryeprokurori” shtyn reformën

“Kryeprokurori” shtyn reformën

Erion Veliaj tregon çfarë i ka mbetur peng

Erion Veliaj tregon çfarë i ka mbetur peng

Pas dy martesave të dështuara, Kastro Zizo zbulon të tretën

Pas dy martesave të dështuara, Kastro Zizo zbulon të tretën
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}