Aktualitet

Porti i Durrësit/Berisha-Alabar: Hiq dorë! Flasin për të si të ishte i dërguari i Allahut



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 02/12/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët deklaroi se kanë nisur të shiten apartamente tek Porti i Durrësit me 3 mijë euro m2.

Ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdoren paratë e krimit për ndërtimin e Portit të Durrësit, Berisha i bëri thirrje  investitorit arab,  Mohamed Alabbar që të tërhiqet nga ky projekt, të cilin kryedemokrati e cilëson si plaçkitjen më të madhe.

“Dubain e kanë parajsën, port dhe atje FBI ka bërë operacione jashtëzakonisht sensitive dhe uroj që t’i shkojë deri në fund, të kuptojnë shqiptarët se gjithçka në këtë qeveri është mafioze. Porti i Durrësit po shiten apartamentet, na u botua në fletoren zyrtare ligji, u bëj thirrje qytetarëve, me çfarë çmimi thoni ju? 3 mijë euro metri katrorë. Dubai i Ramës dhe arabit të tij po ngrihen të gjitha mbi paratë e krimit, të jo vetëm Shqipërisë, por të mbledhura edhe nga vende të tjera, ndaj na duhen pasaportat e arta.

Vendi në rrezik të jashtëzakonshme kjo mafie nuk ka asnjë parim, ndaj e denoncoj edhe një herë dhe i them Alabbar, hiq dorë nga kjo aferë sepse shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë. Kjo është plaçkitja më e madhe që i bëhet popullit shqiptar në pronë publike, ndaj mos përziej aksionet tuaja me Edi Ramën. Se e keni vënë re ju, që tani, nga dalja televizive në dalje televizive duke folur për Alabbar-in sikur është i dërguari i Allahut apo i vëllai i Profetit. Ka gjithçka interesin e tij personal dhe familjar”,tha Berisha./Opinion.al

Pas