Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politika e të ardhmes: Të hapur dhe të armatosur

2016/07/08 at 4:07 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Politika e të ardhmes: Të hapur dhe të armatosur

Nga Fareed ZAKARIA


Politika e zgjuar e të ardhmes do t’i japë përparësi të qenit “të hapur dhe të armatosur”, të gatshëm për të konkurruar në një ekonomi globale dhe të pajisur me një “armaturë” mjetesh dhe trajnimi. Kjo do të kërkojë një seri shumë më ambicioze programesh të qeverisë. Ne do të duhet rikualifikojmë njerëzit në shkallën e Ligjit, në dispozicion për çdo punëtor, në çdo moment në karrierë së tij ose të saj. Kushdo që punon me kohë të plotë duhet të ketë një pagë të mirë. Ndoshta në fund ne kemi nevojë për të ardhura themelore universale, për të zëvendësuar një model të vjetëruar dhe joefikas të mirëqenies sociale

Nëse Tony Blairi do të mbahet mend në histori vetëm për mbështetjen e dhënë prej tij për luftën në Irak, kjo do të ishte një tragjedi. Ish-kryeministri britanik ishte një nga udhëheqësit më të rëndësishëm politikë të brezit të tij, duke e nxjerrë të majtën nga shkretëtira, dhe duke e përgatitur atë për botën e pas Luftës së Ftohtë. Ai është një parashikues politik i spikatur. Rreth një dekadë më parë, ai filloi duke shpjeguar se ndarja më e rëndësishme politike për të ardhmen nuk do të ishte mes të majtës dhe të djathtës, por mes hapjes dhe mbylljes.

Për të kuptuar këtë nocion – për të cilin kanë shkruar mençurisht edhe David Brooks e Alec Ross – hidhini një sy asaj që ndodhi me Partinë Republikane. GOP është përçarë jo sipas një ndarjeje e majtë – e djathtë, por në njëndarje të hapur – të mbyllur – mes atyre që favorizojnë tregtinë e lirë, imigrimin dhe dinamizmin teknologjik, dhe atyre që u tremben këtyre forcave. Sondazhet tregojnë se republikanët janë tani më kundër tregtisë së lirë, se sa janë demokratët.

Kjo ndarje të hapur – të mbyllur ka prodhuar ndasi edhe në partitë e krahut të majtë. Partia Laburiste e Britanisë është e ndarë mes të hapurve, dmth krahu i Blairistëve, dhe kuadrove të saj të vjetër, që preferojnë mbylljen. Partia Demokratike në SHBA ka përjetuar rritjen e Bernie Sandersit, edhe pse ajo mbetet relativisht e bashkuar.

Shumë i shohin zgjedhjet e nëntorit si një anomali të çuditshme, një rast të rrallë. Por kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një rireshtimi politik, me Partinë Demokratike që përfaqëson gjithnjë e më shumë elitat teknokrate, profesionistët e arsimuar në kolegje, gratë që punojnë dhe minoritetet, të gjitha me një orientim të hapur drejt globalizimit. Republikanët janë duke u bërë partia e rretheve rurale, punëtorëve e hamejve dhe kryesisht më pak të arsimuarve, të moshuarve të bardhë – të cilët mbështesin një sistem të mbyllur të kontrollit mbi tregtinë, emigracionin dhe ndoshta edhe teknologjinë.

Për ata prej nesh që besojnë në hapjen, duket qartë se përgjigja për problemet tona nuk është ngritja e barrierave ndaj tregtisë dhe investimeve. Ne jetojmë në një ekonomi thellësisht të ndërlidhur botërore, me zinxhirët globalë të furnizimit. Ne nuk mund të përmbysim këto tendenca. Shumica e produkteve “amerikane” sot janë të prodhuara, të bëra dhe të montuara në shumë vende të tjera. Ndryshimi i tarifave në një ose dy vende – Meksikë dhe Kinë – nuk do të sjellë mbrapsht vendet e punës në Amerikë. Do t’i shpjerë ato në Peru dhe Vietnam.

Por si për t’i përgjigjemi shqetësimit shumë real,  se lëvizja e lirë e kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve nuk ka sjellë dobi për punëtorët e zakonshëm amerikanë?

Përgjigjet mund të gjenden në kërkimet e kryer nga Eduard Aldeni dhe Rebecca Straussi, bashkë me një ekip në Harvard Business School. Ata theksojnë se pozita relative e ekonomisë së SH.B.A. në fakt është përmirësuar në vitet e fundit. Më shumë se gjysma e 100 kompanive më të mëdha në botë janë amerikane, dhe ato që dominojnë në epokën dixhitale – Google, Facebook, Amazon janë pothuajse të gjitha amerikane. Por Shtetet e Bashkuara nuk kanë investuar mjaftueshëm për punonjësit e vet – në aftësitë e tyre, arsimin, infrastrukturën dhe qasjen tek kapitali – në mënyrë që ata të prosperojnë, së bashku me korporatat e vendit.

Për shembull, Alden dhe Strauss shënojnë se qeveria e SHBA shpenzon një lëmoshë për rikualifikimin në punë dhe masat e lidhura me të: 0.1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, krahasuar me 0.8 për qind në Gjermani dhe 2.3 për qind në Danimarkë. Shtetet e Bashkuara shpenzojnë shumë për arsimin, por jo në mënyrë të efektshme dhe kryesisht për fëmijët tashmë të pasur dhe të mirë-përgatitur. Infrastruktura është e keqe dhe transporti publik edhe më keq, kështu që punëtorët nuk mund të lëvizin lehtësisht për vende të reja pune. Këto lloje investimesh do të lejonin punëtorët amerikanë që të ndanin prosperitetin e përgjithshëm të ekonomisë.

Politika e zgjuar e të ardhmes do t’i japë përparësi të qenit “të hapur dhe të armatosur”, të gatshëm për të konkurruar në një ekonomi globale dhe të pajisur me një “armaturë” mjetesh dhe trajnimi. Kjo do të kërkojë një seri shumë më ambicioze programesh të qeverisë. Ne do të duhet rikualifikojmë njerëzit në shkallën e Ligjit, në dispozicion për çdo punëtor, në çdo moment në karrierë së tij ose të saj. Kushdo që punon me kohë të plotë duhet të ketë një pagë të mirë. Ndoshta në fund ne kemi nevojë për të ardhura themelore universale, për të zëvendësuar një model të vjetëruar dhe joefikas të mirëqenies sociale.

Sandersi shpesh ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të shikojnë tek vende të tilla si Danimarka dhe Suedia dhe të imitojnë politikat e tyre ekonomike. Kjo është një ide e mirë. Por ai mund të mos kuptojë se të gjitha vendet skandinave janë tregtarë të lirë të patundur – në fakt, ata renditen më lartë për tregtinë e lirë, në Indeksin e Lirisë Ekonomike të Fondacionit Heritage, se sa Shtetet e Bashkuara. Të gjithë janë bujarë me imigrantët. Suedia ka edhe një përqindje më të lartë të njerëzve të huaj të lindur, se sa Amerika. Por këta vende kanë kombinuar këtë hapje, me politika të forta efektive që u japin qytetarëve të tyre aftësitë, kapitalin, infrastrukturën dhe frymëmarrjen, që u nevojiten për të patur sukses në botë. Vendet e Skandinavisë janë më të hapur se Amerika, dhe shumë më mirë të armatosur.

The Washington Post – Në shqip Bota.al

 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Mesazhi tronditës i politikanes: Herën tjetër të luajë Gjermania?!

Mesazhi tronditës i politikanes: Herën tjetër të luajë Gjermania?!

Debate të forta/ Policia përplaset me konçesionarin për grabitjen në Rinas

Debate të forta/ Policia përplaset me konçesionarin për grabitjen në Rinas

Alarm në Uashington DC, mbyllet salla e Kongresit

Alarm në Uashington DC, mbyllet salla e Kongresit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com