Kronikë

Policia zbardh ngjarjen, identifikohet autori i plagosjes në Korçë


               Publikuar në : 10:56 - 08/09/19 |
Al Do

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Korçë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Krimet e Rënda në DVP-Korçë, falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur, identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit J.H, 28 vjeç” shkruhet në njoftimin e policisë.

28-vjeçari plagosi mbrëmjen e djeshme me armë zjarri një 48-vjeçar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë ngjarja ndodhi për motive të dobta.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes. /Opinion.al

Pas