Kryesore

Policia shqiptare ndaloi një ish-veteran i UÇK-së? Reagon PD: Turp


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:53 - 02/08/20 |
Opi Nion

Kreshnik Çollaku, anëtar i kryesisë së PD-së, ka deklaruar se sipas burimeve të sigurta nga policia shqiptare, është ndaluar një ish-pjesëtar i UÇK-së në bazë të një urdhër-arresti serb të lëshuar nga Interpoli.

Teksa e konsideron një turp kombëtar, Çollaku thotë se policia ka ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish -uftëtar i UÇK.

Reagimi

Kur Tirana sillet si shërbëtore e Beogradit.
———-
Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK.Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit.
Lista e ish ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpolit është e gjatë. Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë. Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar. Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim. Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën. Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit. Tirana Zyrtare po kthehet një shërbêtore e rêndomtë e Beogradit. Tirana Zyrtare kërkon minishengen ballkanik kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK pse këtë e kërkon Beogradi. Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shêrbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht cfarë motivesh apo përfitimesh e shtynë drejt kësaj sjellje servile dhe antikombëtare.

Pas