Bota

Avionët përplasen në ajër/ 7 viktima, mes tyre dhe një politikan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:32 - 02/08/20 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Alaskë, ku 7 persona humbën jetën në një aksident ajror. Sipas informacioneve, në këtë aksident u përfshinë dy avionë të vegjël turistikë.

Sipas autoriteteve, avionët Piper PA-12 dhe Havilland DHC-2 Beaver u përplasën në ajër në rajonin e Soldotna, duke iu marrë jetën 7 personave që udhëtonin në to, mes tyre dhe një politikan vendas.

Një nga avionët drejtohej nga vetë politikani Gary Knopp, ndërsa në tjetrin udhëtonin piloti, guida dhe 4 turistë nga Karolina e Jugut.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërkohë që autoritetet kombëtare të transportit kanë nisur një hetim./ Opinion.al

Pas