Rajoni

Rëndohet situata në Kosovë, 13 viktima dhe 245 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:17 - 02/08/20 |
Opi Nion

Vijon të përkeqësohet situata e shkaktuar nga COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona të infektuar me koronavirus.

Numri i vdekjeve në total ka shkuar në 249, ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 245 raste të reja infektimi.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë shëruar edhe 133 pacientë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 4,863. Raste aktive ndërkaq janë 3,687.

Që prej 13 marsit, kur u shënuan rastet e para me COVID-19 në Kosovë,  janë regjistruar 8,799 raste me koronavirus./ Opinion.al

Pas