Bota

Policia italiane sekuestron 60 milionë euro hashash


               Publikuar në : 21:19 - 13/04/19 |
Opi Nion

Policia italiane ka sekuestruar 6.2 tonë hashash në ujërat e brigjeve siciliane në një varkë me vela.

Mësohet se, ngarkesa e lëndës narkotike ishte nisur nga Spanja dhe se destinacion kishte Italinë.

Kanë qenë autoritetet franceze të cilat njoftuan rojet bregdetare italiane.

Gjatë operacionit të koduar “Libeccio International” , autoritetet kanë kërkuar për ngarkesën e hashashit rreth 72 orë në det të hapur.

Operacioni i koduar “Libeccio International”  ka çuar në zbulimin e një rrugë të re e trafikut të hashashit

Hashashi i cili ndodhej në anijen me mbishkrimin “Luna III” , ishte i 5 cilësive të ndryshme, ndërsa ishte fshehur në 231 thasë me simbole e numra mes të cilave dhe një markë e njohur automobilistike.

Vlera e drogës sipas autoriteteve italiane do të sillte një përfitimi prej 60 milionë euro.

Po ashtu, në pranga janë vënë 3 anëtarët e ekuipazhit me shtetësi spanjolle./ Opinion.al E.Xh

Pas