Bota

Policia e Haitit ekzekuton katër qytetarë, dyshohet se vranë Presidentin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:03 - 08/07/21 |
Opi Nion

Katër persona të dyshuar për vrasjen e Presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, janë ekzekutuar gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e sigurisë.

Policia sqaron se gjatë operacionit të zhvilluar janë arrestuar dhe 2 persona të tjerë, ndërsa aksioni vijon pasi ka ende të dyshuar që mund të kenë marrë pjesë në vrasjen e Presidentit.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se përplasja mes policisë dhe një grupi të armatosur u zhvilluar në kryeqytetin e vendit, Port-au-Prince.

Shefi i policisë tha se të dyshuarit ‘ose do të kapen, ose do të vriten’, pasi i janë përgjigjur autoriteteve me të shtëna armësh.

Presidenti 53-vjeçar i Haitit u qëllua për vdekje në rezidencën e tij private gjatë natës së kaluar. Ndërkohë u plagos dhe zonja e parë, por ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet kanë njoftuar se Zonja e Parë është dërguar në Florida, pasi gjendja e saj është e rënduar./Opinion.al

Pas