Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia bën bilancin javor: 540 persona të arrestuar, proceduar dhe në kërkim

2022/06/19 at 9:18 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia bën bilancin javor: 540 persona të arrestuar, proceduar dhe në kërkim

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës gjatë një jave. Autoritetet njoftojnë se janë sekuestruar kokainë, kanabis, arsenal armësh, punishte për modifikimin e armëve, bimë narkotike, mallra kontrabandë dhe asete të paligjshme në të gjithë vendin.


Si rezultat i angazhimit dhe profesionalizmit maksimal të strukturave të Policisë së Shtetit, në një javë, u finalizuan me sukses 2 megaoperacione policore:

Operacioni “Silent”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, gjatë të cilit është zbuluar një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit. Në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan arsenal armësh të llojeve pistoletë e kallashnikov, silenciatorë, municion luftarak, pjesë të ndryshme armësh etj.

Operacioni “Tranziti”, gjatë të cilit u sekuestruan 45.5 kg lëndë narkotike kokainë në një kontenier, në Portin e Durrësit, dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

Gjithashtu, nga Policia e Korçës është zbardhur vrasja e një 26-vjeçari dhe janë vënë në pranga 3 autorët e dyshuar të vrasjes.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 540 persona, nga këta: 151 janë arrestuar, 367 janë proceduar penalisht dhe 22 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 30 persona në kërkim, nga të cilët: 28 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 28 operacione policore të koduara: “Silent”, “Free road”, “Last package”, “Fati i lojërave”, “Portions”, “Processing”, “Username”, “Quantity”, “Motos”, “Eagle”, “Parandalimi”, “Cloned key”, “Kontaktuesit”, “Sharra”, “ECSTASY 22”, “Inside”, “MDMA”, “Road Guard 24”, “Road Guard 25”, “Fraud”, “Ngraçan”, “Kerraj”, “Luarzë”, “Border”, “Tranziti”, “Marjani”, “Game over” dhe “Hackers”.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 14 raste dhe janë sekuestruar 21 armë zjarri, një makineri që shërbente për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, 1 armë sportive, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, municion luftarak, 4 thika, armë të tjera të ftohta dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura.

Janë goditur 10 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 22 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të zjarrvënies, 3 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 46 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 27 raste.

Ndërhyrja në kohë e strukturave të Policisë ka parandaluar 2 ngjarje kriminale, në Tiranë dhe në Elbasan.

Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 362 leje drejtimi, nga të cilat: 242 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 83 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 37 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 84 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 49 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, 4 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Janë vendosur 15.316 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Lezhës ka menaxhuar me sukses pelegrinazhin në “Kishën e Shna Ndout”, në Laç.

Sa i takon policisë kufitare masat janë shtuar për përballimin me sukses të fluksit në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Kontrolle intensive të mjeteve lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve ndërkufitare.

Gjatë kësaj jave janë kapur 6 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Është finalizuar një operacion policor i përbashkët për goditjen e trafikut të kokainës, si rezultat i të cilit janë sekuestruar 45.5 kg kokainë, në Portin e Durrësit, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

Janë proceduar penalisht 10 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 6 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 8 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe 2 shtetas, për “Trafikimi i narkotikëve”. Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe 1 rast i kundërshtimit të punonjësve të Policisë, për shkak të detyrës.

 



Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Para

I vendosën tritol/Aga:2 herë qëlluan me armë, do marr masa,s'rri me duar në xhepa

Nesër takimi i qeverive Shqipëri-Kosovë,Rama sot viziton familjen e Hashim Thaçit

Nesër takimi i qeverive Shqipëri-Kosovë,Rama sot viziton familjen e Hashim Thaçit

“Restart”/ Arrestohet i 20-ti i grupit të trafikantëve, iu kap 8 kg kanabis

“Restart”/ Arrestohet i 20-ti i grupit të trafikantëve, iu kap 8 kg kanabis
















TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com