Kronikë

I vendosën tritol/Aga:2 herë qëlluan me armë, do marr masa,s’rri me duar në xhepa



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 19/06/22 |
Opi Nion

Shaban Aga pronari i dyqanit në Durrës të cilit iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit në një komunikim për media tha se është hera e 5-të që e sulmojnë.

Ai shprehet se dy herë i kanë hedhur benzinë në makinë dhe dy herë të tjera e kanë qëlluar ne armë, ndërsa thekson se nuk ka konflikte me njeri.

Sa i takon personit për të cilin policia njoftoi se është autori Aga theksoi se me të është konfliktuar me fjalë disa muaj më parë dhe në lidhje me këtë gjë ka bërë denoncim në polici.

“U bënë 5 herë që vijnë te shtëpia. Dy herë kanë hedhur benzinë te makina, dy herë të tjera kanë ardhur kanë qëlluar me armë. Mbrëmë i kanë hedhur dyqanit tritol. Unë nuk kam konflikt me njeri. Ai personi me mua nuk ka pasur asnjë lloj konflikti.

Më ka thënë dy llafe dhe unë ato llafe i kam thënë në polici. Policia i ka dyshimet ajo t’i zbardhë dyshimet. Unë për vete nuk i kam borxh askujt. Unë nuk jam frikacak. Këta janë zagarë që i bëjnë këto gjëra.

Unë për fat isha vetë në shtëpi. Gruan se kisha në shtëpi. Djemtë i kam jashtë. Dua drejtësi të zbardhet kjo çështje ose do marr masat e mia. Se nuk do pres unë me duar në xhepa të vijnë ata prapë. Kamera ka policia t’i zbardhë’, u shpreh Aga.

Pas