Kronikë

Policia arreston dy persona me pistoletë, njëri prej tyre ishte me arrest shtëpie



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:17 - 07/06/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët u kapën duke udhëtuar me makinë.

Në pranga kanë rënë A.A. 21 vjeç nga Fieri dhe A.B. 21 vjeç nga Tirana. Në bagazhin e makinës së tyre “Volkswagen Golf” u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Gjithashtu, 21-vjeçari me iniciale A.A. kishte shkelur edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi kishte dalë nga banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas