Kronikë

Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, plagoset pronari i shtëpisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:33 - 05/08/20 |
Opi Nion

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Mësohet se në një banesë dy katëshe në lagjen numër 1 të qytetit të këtij qyteti ka ndodhur një shpërthim si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Mësohet se nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 06:00 ka mbetur i plagosur pronari i banesës i cili ndodhej në katin e parë. Ai është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas shpërthimit kati i parë i banesës është përfshirë nga flakët. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas