Një nga krahët e avionit ka marrë flakë gjatë uljes së tij në pistë në aeroportin Vnukovo të Moskës. Ky moment ka shkaktuar panik tek pasagjerët e avionit, të cilët kishin mbetur të bllokuar.
Sipas mediave të huaja të pranishëm në bord ishin edhe 3 mjekë, të cilët pa pritur autorizim kanë hapur derën e sigurisë së avionit për tu hedhur në krahun tjetër të tij.
Pasi avioni ka bërë uljen, kompania ajrore i ka akuzuar mjekët për shkelje të rregullores në fazën e uljes. Ata u gjobitën me nga 45 euro secili dhe janë në hetim./Opinion.al/