Bota

“Po qante shumë”, edukatorja vret vajzën 11-muajshe duke e detyruar të pijë acid



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 26/06/22 |
Opi Nion

Një vajzë 11-muajshe, vajza e një inxhinieri italian nga Bergamo, është vrarë në një çerdhe në Lion të Francës nga një mësuese 27-vjeçare.

Gruaja, e cila pranoi krimin u arrestua me akuzën e vrasjes vullnetare të një fëmije nën 15 vjeç. Mësuesja spërkati Lizën e vogël me një substancë kaustike nga ato që përdoreshin për të zhbllokuar lavamanët dhe më pas e bëri atë ta gëlltiste. Arsyeja, sipas asaj që rrëfeu 27-vjeçarja është se vogëlushja “ka qarë shumë”.

Tragjedia ndodhi të mërkurën e 22 qershorit brenda kopshtit People & Baby në rue Danton në Lyon. Sipas mediave të huaja rreth orës 8 të mëngjesit u thirr ambulanca, e cila transportoi fëmijën në spitalin Femme-Mère-Enfant në Bron, ku dhe Lisa  ndërroi jetë nga djegiet e tmerrshme.

Prokuroria Publike e Lionit hapi një hetim për incidentin, por sipas shtypit vendas, episode të keqtrajtimit të fëmijëve që qanin tashmë ishin raportuar në të njëjtën strukturë.

Sipas të përjavshmes lokale Prima Bergamo, Lisa e vogël ishte e bija e Fabio Bertuletti, 37 vjeç nga Torre Boldone, i specializuar në projekte të linjave të tensionit të lartë, pasi u diplomua në Inxhinieri në Bergamo, punoi për disa vite në Italia përpara se të transferohej në Francë. Ai jeton në Lyon me gruan e tij Sophie, 38 vjeç dhe më 30 qershor 2021 lindi vajza e tyre. Funerali i Lizës do të mbahet në Lyon më 29 qershor, një ditë para ditëlindjes së saj të parë.

Pas