Aktualitet

Ndalimi i qeseve plastike/ Rama: Në 1 korrik nisin gjobat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 26/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se tregtarët po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar.

Sipas kreut të qeverisë duke ndaluar qeset plastike mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi që ato shkaktojnë mbi mjedisin dhe shëndetin.

Më tej Rama shkruan se nga 1 korriku nis aktivizimi i gjobave për ata që i përdorin.

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës.

Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për Pazar.

Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin.

Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”-shkruan Rama.

Pas